
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Aktuale
March 04, 2025 - 08:22
Kosovari Nikola Tunici ka arritur të sigurojë ulëse në Parlamentin e Hamburgut të Gjermanisë.
Tunici, që është Binça e Vitisë e jeton në Hamburg, ka garuar me partinë CDU.
Përveç tij, kanë qenë edhe katër kandidatë të tjerë me prejardhje nga Kosova në zgjedhjet e landit të Hamburgut.

Me CDU-në kanë garuar edhe Kushtrim Lulaj e Muhamet Idrizi, derisa Dafina Berisha ka garuar me SPD-në, e Sami Musa me FDP-në.
Ndryshe, Unioni CDU/CSU doli fitues i zgjedhjeve në Gjermani. Friedrich Merz pritet të jetë kancelari i ardhshëm. /Albinfo.ch
