Pavarësisht urdhrit të Gjykatës për t’u paraqitur në Prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër
Foto: Laura Hasani

Pavarësisht urdhrit të Gjykatës për t’u paraqitur në Prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Aktuale March 03, 2025 - 15:22
Kurti nesër nuk shkon të intervistohet në Prokurori

Ndonëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti është urdhëruar që nesër të paraqitet në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit, në orën 10:00, në po të njëjtë kohë për datën 4 mars Albin Kurti do të marrë pjesë në një ngjarje tjetër.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Kurti do të marrë pjesë në vendosjen e gur themelit të çerdhes së re në Gjilan.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan. Vendosja e gur themelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në orën 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Theksojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij më datën 04.03.2025, në orën 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.