
Osmani uron Bullgarinë për Ditën e Çlirimit: Lidhjet tona bazohen në miqësi
Aktuale
March 03, 2025 - 11:30
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar popullin dhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Ditën e tyre të Çlirimit.
Osmani ka thënë se lidhjet me Bullgarinë bazohen në miqësi ndërshtetërore.
“Lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë bazohen në miqësi dhe bashkëpunim dhe ne mbetemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë. Ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë në vitet në vijim”, shkroi Osmani.
Warm congratulations to President @PresidentOfBg and the people of Bulgaria on your Liberation Day.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 3, 2025
The ties between Kosovo and Bulgaria are founded on friendship and cooperation, and we remain deeply grateful for Bulgaria’s steadfast support. We look forward to strengthening… pic.twitter.com/lriI4zIkFr