Vdes i mbijetuari i masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu
Aktuale
March 03, 2025 - 11:10
Është ndarë nga jeta i mbijetuari i masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale të Drenasit, por edhe nga koleksionuesi i kasetave për krimet e luftës, Esat Shala.
“Bashkim Deliu sot iku nga kjo botë, dëshmitar i masakrës së familjes Deliu! Ai ishte dëshmitar i masakrës së familjes Deliaj, një krim që ua mori jetën pesë anëtarëve të familjes së tij. Dëshmitarët po ikin nga kjo botë më një pikë në zemër, dëshira e Bashkimit ishte t’i shohë kriminelët serbë në burgje të dënuar për krime lufte, por kjo nuk ndodhi asnjëherë dhe Bashkimi iku nga kjo botë pa iu realizuar kjo dëshirë”, shkroi Shala.
Bashkim Deliu vdiq pas një sëmundjeje të rëndë.