I rrethuar nga mbështetësit, Sali Berisha paraqitet në SPAK

I rrethuar nga mbështetësit, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Aktuale March 03, 2025 - 10:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur para pak minutave në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të masës “Detyrim paraqitjeje”, e caktuar ndaj tij.

Rreth SPAK-ut janë mbledhur disa dhjetëra mbështetës të kryeministrit, për të kundërshtuar masën e vendosur ndaj tij.

Berisha është nën hetim për dosjen “Partizani” me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku edhe qëndroi për 333 ditë në izolim në shtëpinë e tij.

Ish-kryeministri i ka cilësuar akuzat e ngritura ndaj tij si politike, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka “futur duart” në sistemin gjyqësor, përmes Reformës në Drejtësi.

Berisha është shprehur shpesh se të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, janë bërë me qëllim për të goditur opozitën në prag të zgjedhjeve të 11 majit.