LVV-ja 48 deputetë, si do të ndahen ulëset në Kuvend me këtë trend të votave nga diaspora?
Foto: Laura Hasani

LVV-ja 48 deputetë, si do të ndahen ulëset në Kuvend me këtë trend të votave nga diaspora?

Aktuale March 03, 2025 - 10:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave me postë.

Aktualisht janë numëruar mbi 66% e votave dhe Vetëvendosja kryeson me 52%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka befasuar me gati 30%, kurse PDK-ja afër 8%.

Sipas njohësit të statistikave, Shenoll Muharremi, me këtë trend të votave Lëvizja Vetëvendosje merr 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Nëse ky trend vazhdon, sipas tij, PDK-ja do të ketë 23 deputetë, kurse LDK-ja 21 deputetë. AAK-ja me Nismën pritet të kenë tetë deputetë.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse do të ndryshojë situata pas numërimit të votave me postë dhe votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e fundit nga numërimi i votave me postë.

Aktualisht, janë të numëruara më shumë se 66% e votave me postë.

Lëvizja Vetëvendosje ka 52.72%, ose mbi 21 mijë e 100 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të befasojë, me afër 30% të votave nga diaspora, ose mbi 12 mijë vota.

PDK-ja ka rreth 8%, ose 3 mijë e 200 vota, kurse AAK-ja ka 3.32%.

Këto statistika janë larg nga ato që Vetëvendosja ka fituar nga votat nëpër ambasada e konsullata, ku fitonte mbi 80%.