Publikohet agjenda për “Epopenë e UÇK-së” më 5, 6 dhe 7 mars

Publikohet agjenda për “Epopenë e UÇK-së” më 5, 6 dhe 7 mars

Aktuale March 03, 2025 - 09:30

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur agjendën e aktiviteteve për shënimin e “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” (UÇK).

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, Ministria ka theksuar se do t’i kujtojë me përulësi sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të këtyre heronjve të kombit.

Sipas agjendës, manifestimi i “Epopesë së UÇK-së” do të fillojë më 5 mars, ku ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë.

Aktivitetet do të kulmojnë më 7 mars, me një program artistik që do të zhvillohet në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, për të nderuar kujtimin dhe sakrificat që kanë bërë luftëtarët e UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.