Farmacistët: Barnat po i blejmë më shtrenjtë e po i shesim më lirë
Foto: Zëri / Ilustrim

Farmacistët: Barnat po i blejmë më shtrenjtë e po i shesim më lirë

Aktuale March 03, 2025 - 09:03

Ligji për unifikimin e çmimit të barnave ka shkaktuar telashe tek farmacistët. Ata po detyrohen të shesin produktet medicinale më lirë se sa i kanë blerë. Ndërkohë, nga Oda e Farmacistëve kanë një thirrje për institucionet.

Që nga 1 shkurti, barnat po detyrohet t’i shesë më lirë se sa i ka blerë.

Kjo pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për unifikimin e çmimit të produkteve medicinale.

Për farmacistin Gzonit Salihaj, kjo situatë është shqetësuese.

Madje sipas tij, ligji i ri është në kundërshtim me ligjin aktual.

E nga Oda e Farmacistëve të Kosovës kanë një kërkesë për institucionet.

Edhe Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës ka shprehur shqetësime lidhur me afatin e zbatimit të listës zyrtare të çmimit të barnave.

Ata kanë kërkuar të mos preket stoku aktual i barnave dhe të zgjatet periudha e hyrjes në fuqi të çmimeve të reja. /teve1