Prishtina dekorohet me drita për muajin e shenjtë të Ramazanit

Prishtina dekorohet me drita për muajin e shenjtë të Ramazanit

Aktuale March 02, 2025 - 20:18

Në pjesën e vjetër të Prishtinës janë ndezur dritat dekorative për nder të muajit të Ramazanit.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, me bashkëpunëtorë, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Myftiu Tërnava u shpreh se kjo është bërë traditë që në fillim të Ramazanit të dekorohet një pjesë e Prishtinës, duke shprehur kështu edhe më shumë madhështinë e këtij muaji të bekuar.

“Ai me këtë rast falënderoi kryetarin Rama dhe familjen Hertica. Myftiu Tërnava me këtë rast uroi edhe një herë gjithë besimtarët myslimanë për ardhjen e muajit Ramazan, duke lutur Zotin që t’ua pranojë ibadetet dhe adhurimet gjatë këtij muaji”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, kryetari Rama u shpreh se janë duke punuar që në ditët në vazhdim të dekorohen edhe pjesë të tjera të Prishtinës.

Ai uroi gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit, duke u uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar. /Zëri