OSBE-ja reagon për raportimet se serbja e dyshuar për spiunazh ishte punëtore e këtij misioni

OSBE-ja reagon për raportimet se serbja e dyshuar për spiunazh ishte punëtore e këtij misioni

Aktuale March 02, 2025 - 19:04

Sot, Gjukata Themelore në Prishtinë mori vendim që një serbe me inicialet J.Gj t’i caktohet masa e paraburgimit nën dyshimin se ka kryer spiunazh.

Në medie u raportua se e dyshuara punonte për misionin e OSBE-së në Kosovë, raporton Zeri.info.

Mirëpo, përmes një reagimi kanë reaguar nga OSBE-ja, të cilët kanë thënë se nuk mund të komentojnë këtë situatë për shka të hetimeve që janë duke u kryer.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë është në dijeni të raportimeve të mediave lidhur me ndalimin e një anëtari të Misionit. Ne jemi në kontakt me përfaqësuesin e tyre ligjor dhe po monitorojmë nga afër mirëqenien e tyre në përputhje me detyrën tonë të kujdesit.

Përderisa Misioni nuk mund të komentojë më tej për këtë rast për shkak të hetimeve në vazhdim, ai mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse.

Misioni është në kontakt si me institucionet përkatëse ashtu edhe me Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit të duhur”, thuhet në reagim. /Zëri