Osmani në Lezhë: Fryma përbashkuese e Skënderbeut duhet të jetë busulla jonë kombëtare

Osmani në Lezhë: Fryma përbashkuese e Skënderbeut duhet të jetë busulla jonë kombëtare

Aktuale March 02, 2025 - 16:31

Presidentja e Kosovoës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të Kuvendit të Lezhës.

Ajo mori pjesë në përurimin edhe të shtatorës së Gjergj Kastritot, Skenderbeu, raporoton Zeri.info.

E para e shtetit po ashtu u shpreh se bashkimi është forca më e madhe e shqiptarëve dhe se fryma e Skënderbeut duhet të jetë busulla kombëtare.

“Në Lezhën e Besëlidhjes, sot nderuam 581 vjetorin e unitetit shqiptar dhe përuruam shtatoren e Gjergj Kastriotit – simbolit tonë të qëndresës dhe vizionit.

Historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe. Prandaj, sot në këtë qytet të besëlidhjes, u bashkuan zërat nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, arbëreshët nga Italia e shqiptarë nga treva të tjera shqiptare e nga mërgata, me mesazhin se vepra përbashkuese dhe fryma e Skënderbeut duhet të mbeten busulla jonë kombëtare”, shkroi Osmani ndër tjera. /Zëri