Rritet numri i fëmijëve me probleme me të folur

Rritet numri i fëmijëve me probleme me të folur

Aktuale March 02, 2025 - 13:35

Në Kosovë viteve të fundit është vërejtur një rritje e numrit të fëmijëve që kanë probleme me të folur. Sipas specialistëve të fushës, njëri ndër shkaktaret është edhe përdorimit i teknologjisë.

Tash e dy vite E.L (emër i njohur për redaksinë) bashkë me nënën e tij, i bën rreth 40 minuta rrugë për të marrë shërbime logopedike në Repartin e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshenteve në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.

Nëna e djalit 9 vjeçar, i tha Radio Kosovës se pavarësisht sfidave të udhëtimit, djali ka përmirësim të ndjeshëm. Ajo u shpreh se është e kënaqur me shërbimet që djali i saj i merr në QKUK, pasi një seancë logopedike në institucionet private për një muaj varion nga 200 deri ne 500 euro.

“Që dy vite e sjell fëmijën këtu për të marr shërbime. Një vit e kam dërguar të pedagogia kurse që një vit e sjell këtu të logopedia dhe jam shumë e kënaqur me trajtimin e tij dhe përmasimin që ka pasur. Djali s’ka mundur t’i shqiptoj rreth 16 germa, kurse tash ka një përmirësim në të gjitha germat dhe jemi drejt finalizimit të shqiptimit”, theksoi ajo.

Në repartin e Psikiatrisë se Fëmijëve dhe Adoleshenteve janë vetëm tre logopedë, që i trajtojnë fëmijët që marrin shërbime nga e gjithë Kosova, thekson për Radio Kosovën, Zyla Musliu, legopede klinike.

Ajo thotë së kanë fluks të madh të fëmijëve, por mundohen të ofrojnë shërbime kualitative.

“Ne jemi tre logopedë dhe mundohemi të ofrojmë shërbime, që nevojtarët të mos i lëmë në listat e pritjes. Ka shumë fluks dhe fëmijë, që kërkojnë shërbime logopedie dhe me kapacitet që kemi, mundohemi t’i përmbushim nevojat e tyre. Kemi nevojë shumë për mbështetje, që të punojmë më fëmije për pjesën e të folurit”, tha Musliu.

i Shoqatës së Logopedëve të Kosovës Lekë Gjurgjiali, për Radio Kosovën tregon sfidat që përballën logopedët. Sipas tij, sfide mbetet përfshirja e logopedëve ne institucione, komisione vlerësuese dhe ekipe multi-disciplinare, mungesa e inspektimit, ofrimi i shërbimeve të pa licencuara si dhe mungesa e një Ode te veçantë profesionale.

Radio Kosova ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë, se cilat janë masat që po ndërmerr për të trajtuar dhe për të siguruar mbështetje më të mirë për këta fëmijë dhe familjet e tyre si dhe për mundësitë për të rritur numrin e profesionistëve të specializuar dhe për të siguruar që fëmijët dhe individët që kanë nevojë për trajtim logopedik, të mund ta kenë shërbime në mënyrë të barabartë dhe efektive, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.