Ky është parashikimi i motit për sot
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për sot

Aktuale March 02, 2025 - 07:59

Sot në Kosovë na pret mot i zymtë, më i ftohtë dhe me reshje shiu e bore. Pritet depërtimi i një fronti të ftohtë ajror me reshje shiu e bore. Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme dhe ajo maksimale parashihet deri në 6 ose 7°C.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet mot me vranësira dhe pak më i ftohtë me depërtimin e frontit të ftohtë ajror me reshje kalimtare shiu e në vise kodrinore-malore reshje kalimtare bore.

Në Kosovë reshje bore mund të ketë edhe në disa zona më të ulëta mbidetare.

Nga e Hëna na pret stabilizim dhe përmirësim i motit. Mëngjeset do të jenë me acar për shkak depërtimit të ajrit të ftohtë dhe kthjellimit, por acari do të vjen duke u zbutur shumë shpejtë.

Gjatë javës rritje të ndjeshme të temperaturave kur priten ditë pranverore sidomos afër fundjavës./MeteoBallkan