Pacolli njofton organizimin e iftareve përgjatë tërë Ramazanit
Foto: Facebook

Pacolli njofton organizimin e iftareve përgjatë tërë Ramazanit

Aktuale March 01, 2025 - 19:13

Behgjet Pacolli, ka njoftuar se fondacioni i tij do të vazhdojë traditën dhe të ofrojë iftare për një muaj të plotë, në përkrahje të besimtarëve në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli u shpreh se iftaret do të organizohen në sallën e sportit te “Diamond Tennis”, në Hajvali.

“Për rezervime, ju lutem kontaktoni çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit në numrin e telefonit +383 488 885 29, nga ora 12:00 deri në 16:00.

Me kënaqësi, ju uroj këtë muaj të agjërimit, duke uruar paqe dhe mbarësi për të gjithë besimtarët muslimanë”, u shpreh Pacolli.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Kur jemi në pritje të iftarit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, me shumë gëzim, ju njoftojë se Fondacioni Behgjet Pacolli do të vazhdojë traditën e tij dhe do të ofrojë iftare për një muaj të plotë, në përkrahje të besimtarëve në këtë muaj të shenjtë.

Iftaret do të organizohen në Salla e Sportit të Diamond Tennis në Hajvali.

Për rezervime, ju lutem kontaktoni çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit në numrin e telefonit +383 488 885 29, nga ora 12:00 deri në 16:00.

Me kënaqësi, ju uroj këtë muaj të agjerimit, duke uruar paqe dhe mbarësi për të gjithë besimtarët muslimanë.