A do të garojë për kryetar të AAK-së nëse tërhiqet Haradinaj? Përgjigjet Gjini
Foto: Laura Hasani

A do të garojë për kryetar të AAK-së nëse tërhiqet Haradinaj? Përgjigjet Gjini

Aktuale February 27, 2025 - 23:26

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini ka njoftuar se mund të garojë për kryetar të kësaj partie vetëm nëse, Ramush Haradinaj nuk garon.

Gjini ha se përderisa Ramush Haradinaj është kryetar i partisë dhe vazhdon të garojë, ai do të jetë gjithmonë me të.

“Deri sa të jetë Ramush Haradinaj kryetar i partisë dhe derisa të garon ai, Ardian Gjini do të jetë me Ramush Haradinaj për 1 milion arsye. Nëse ndonjë ditë Ramush Haradinaj nuk garon, unë garoj. Nuk e di kur ka me ndodh. Ne zgjedhjet i kemi në vitin tjetër. Por nuk muj me ditë këtë punë. Por lojaliteti te na është i një natyre më ndryshe, jo pse Ramush Hardinaj është themeluesi i partisë, por na e dimë që ai qe dy herë është këputë në gjysmë të punës, në 2004 u dasht me shku në Hagë dhe në 2009 kur veç e kem pasë një dyfshim të votave, u dasht me shku. Në rrethana tjera, unë garoj për kryetar të partisë, por jo nëse garon Ramush Hardinaj”, tha ai në T7.