Prishtina cakton çmimin e biletës vjetore të udhëtimit për korporatat dhe ndërmarrjet lokale
Foto: Laura Hasani

Prishtina cakton çmimin e biletës vjetore të udhëtimit për korporatat dhe ndërmarrjet lokale

Aktuale February 26, 2025 - 16:08

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kryetar Përparim Rama, ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit për Korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës si edhe për të gjitha ndërmarrjet publike lokale të Kryeqytetit.

Njoftimi:

Harrojeni retinolin, përdorni këtë ilaç për të hequr qafe rrudhat

Vendim për biletën vjetore të udhëtimit në Prishtinë

Kryetari i Kryeqytetit ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit për:

Korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës

Të gjitha ndërmarrjet publike lokale të Kryeqytetit

Çmimi preferencial: 120 euro në vit për person

 Përdorim i pakufizuar në të gjitha linjat urbane

Vendimi hyn në fuqi menjëherë

Ky vendim ka për qëllim të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë në Kryeqytet. 

 Për më shumë informacion, mund të lexoni vendimin në linkun në vazhdim.