
Në prag të Ramazanit, BIK-u me njoftim për aktivitetet gjatë muajit të shenjtë
Aktuale
February 26, 2025 - 14:31
Në prag të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, sot Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, nën kryesimin e kryetarit të saj, Myftiut Naim ef. Tërnava.
Në një njoftim BIK-u thotë se gjatë kësaj mbledhjeje si pikë kryesore qe parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan, ku para anëtarëve u shpalosën planet dhe aktivitetet që priten të realizohen përgjatë këtij muaji.
“Po ashtu në këtë mbledhje u diskutuan edhe pika të tjera të rëndësishme, për të cilat u dhanë ide dhe u morën vendime në bazë të kompetencave që i takojnë kësaj Kryesie”, thuhet në njoftim. /Zëri