
Nesër mblidhet Këshilli Shtetëror për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”
Nesër do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë të ditur ministri Hajrullah Çeku.
Gjithashtu ai ka deklaruar se janë në pritje të konfirmimit për pjesëmarrje nga Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Çeku ka thënë se iu kanë dërguar ftesë tri organizatave të dala nga lufta, duke theksuar se “ata e kanë vendin aty”.
“Ne ju kemi dërguar ftesë të tri organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe po presim konfirmimin e tyre. Ne i ftojmë që të jenë pjesë e këtij organizimi. Epopeja është e të gjithëve”, ka thënë ai.
Çeku ka thënë se përpjekja për ta politizuar këtë moment të rëndësishëm duhet të injorohet në rastin më të mirë.
Këtij Këshilli i prin ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si kryesues. Ai e ka publikuar edhe përbërjen e këtij Këshilli.
1. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues;
2. Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues;
3. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
4. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
5. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;
6. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar;
dhe 7. Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar,
Me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.