Qeveria miraton themelimin e Komisionit për Narkotikë
Foto: Laura Hasani

Qeveria miraton themelimin e Komisionit për Narkotikë

Aktuale February 26, 2025 - 12:51

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar propozimi për themelimin e Komisionit për Narkotikë.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky komision do të bëjë koordinimin e ministrive, autoriteteve të tjera kompetente në zbatimin e strategjisë së vendit për kontroll të narkotikëve dhe evitimin e keqpërdorimit të narkotikëve në Kosovë.

Ministri Arben Vitia ka thënë se Komisioni për Narkotikë, përveç detyrave të përcaktuara me ligjin për barna narkotike, substanca psikotrope…, ka rol kyç për koordinimin e aktiviteteve të ministrive dhe subjekteve të tjera të kyçura në zbatimin e strategjisë për kontroll të narkotikëve dhe votimin e keqpërdorimit të narkotikëve në Kosovë.

“Ky komision do të ndërmarrë veprime parandaluese, të cilat kanë për qellim informimin publik për pasojat e keqpërdorimit të narkotikëve, propozon hartimin e politikave dhe mekanizmave të tjerë të veprimit, për të cilat do të ndikojë në adresimin e problematikave të keqpërdorimit të narkotikëve në nivel vendi”, tha Vitia. /eo