
Haziri: Gjilanin e duam më shumë se partinë, do miratojmë buxhetin për të gjithë qytetarët
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media të martën, ku ka adresuar qëndrimet e partisë sa i përket buxhetit për vitin 2025.
Haziri tha se Gjilanin e duan më shumë se partinë, kështu që të enjten, me datë 27 shkurt do ta ta miratojnë buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët
“Gjilani është qytet i demokracisë, ka qenë gjithmonë i tillë dhe ata që mendojnë se mund të veprojnë ndryshe, gabohen rëndë. Në e duam Gjilanin më shumë se partinë dhe të enjten miratojmë buxhetin për qytetaret, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët”, tha Haziri.
Tutje, në komunikatën për medie shkruhet: “Duke qenë se LDK ka qenë dhe është gardiane e ligjshmërisë, në kuadër të kësaj, Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal ka organizuar sot dëgjimin publik për buxhetin e vitit 2025, në përputhje me përgjigjen e datës 18 tetor nga ministri i MAPL-së ndaj kërkesës së paligjshme të ekzekutivit të Gjilanit. Sipas ligjit, specifikohet decidivisht që Kuvendi Komunal duhet të organizojë dëgjime publike e jo ekzekutivi”.