Dedaj: Rezultati i 9 shkurtit dëshmon se Qeveria Kurti nuk ka më as legalitet e as legjitimitet
Foto: Laura Hasani

Dedaj: Rezultati i 9 shkurtit dëshmon se Qeveria Kurti nuk ka më as legalitet e as legjitimitet

Aktuale February 25, 2025 - 18:38

Ish-ambasadori, Gjergj Dedaj ka deklaruar se zgjedhjet e 9 shkurtit kanë qenë zgjedhje tipike ballkanike, ngase sipas tij ka pasur mangësi në procese dhe në programet e partive politike.

“Mendoj që zgjedhjet e 9 shkurtit deshëm apo nuk deshëm ne, janë zgjedhjet tipike ballkanike sepse ka pas shumë mangësi edhe në procese dhe në programet e partive politike, posaçërisht të pushtetit të cilët i kanë injorua media dhe nuk kanë paraqit një program elektoral”, ka deklaruar Dedaj.

Dedaj thotë se rezultati i 9 shkurtit dëshmon se Qeveria në ikje nuk ka më legalitet e as legjitimitet.

“Rezultati i 9 shkurtit dëshmon se Qeveria në ikje, pra ish-kryeministri Kurti nuk ka më as legalitet as legjitimitet sepse deri sa më 14 shkurt 2021 ai kishte kaluar 50% pra kishte edhe legjitimitet dhe legalitet më 9 shkurt të këtij viti ai humbi që të dyja kështu që një parti e cila ose një koalicion parazgjedhor nuk e ka kalon 50% ai nuk ka legjitimitet qytetarë”, deklaroi Dedaj në tëvë1.

Madje, ai votat e qytetarëve nga mërgata në misione diplomatike dhe ambasada i parasheh të manipuluara.

“Qytetarët të cilët kanë votuar nga mërgata në misione diplomatike dhe ambasada ka mundësi që të jenë të manipuluara, njihen shumë gjëra të cilat na bindin që ka tendenca për manipulimin e rezultateve zgjedhor. Vet fakti tregon që janë 4 mijë e 900 fletëvotime të pavlefshme të cilat tregon se aty ka pas tendenca të shtuar për të manipuluar rezultatin zgjedhor”, tha ish-ambasadori.

Vonesa e shpalljes së rezultateve përfundimtare, sipas Dedaj është e tepërt, ngase sipas tij është një arsye dhe një mundësi që LVV-ja ta kalon me mbi 50 deputetë.

“Është tepër vonë që KQZ-ja t`i shpall rezultatet përfundimtare më 5 mars, kjo është një arsye një përgatitje që me e gjet mënyra dhe mundësi që Vetëvendosjen gjithsesi me kalua me mbi 50 deputetë”, ka shtuar ai.