Haradinaj për qeverinë “Kurti”: Na la pa NATO, pa SHBA e pa BE
Foto: Laura Hasani

Haradinaj për qeverinë “Kurti”: Na la pa NATO, pa SHBA e pa BE

Aktuale February 25, 2025 - 15:14

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, edhe sot ka drejtuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Haradinajt, qeveria “Kurti” ia solli Kosovës asociacionin më të keq të mundshëm, ndërsa e la vendin pa NATO, pa SHBA e pa Bashkimin Evropian, transmeton Zeri.info.

Kritika Haradinaj ka edhe për gjendjen ekonomike, veteranët etj.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Na la pa NATO, pa SHBA, pa EU.

Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm.

Na vendosi nën sanksione.

Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin.

I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe.

Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë.

Ky është e keqja!