Sefaj: Qëllimi i Gjykatës Speciale është ta njollosë luftën në Kosovë
Aktuale
February 25, 2025 - 09:11
Ish-ushtari i UÇK-së, Ali Sefaj, ka deklaruar se që nga themelimi, Gjykata Speciale ka një qëllim të vetëm – dënimin e krerëve të UÇK-së dhe njollosjen e luftës së Kosovës.
“Sikur të ishte ndryshe, nuk do të kishte shpjegim as arsyetim pranimi i dëshmive dhe provave të fabrikuara nga prokuroria serbe për krime lufte”, u shpreh Sefaj.
Për më tepër, si dëshmitarë po sillen persona të përpunuar nga kjo prokurori dhe njerëz që jetojnë në Beograd, të cilët vetë janë të dyshuar për krime në Kosovë”, tha Sefaj në Klan Kosova.