
Sot mbahet ceremonia e varrimit të Bajram Qerkinit
Aktuale
February 25, 2025 - 08:02
Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini do të varroset sot në Shipol të Mitrovicës.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 12:00, kanë bërë të ditur familjarët.
Lajmi i trishtë për vdekjen e tij u bë i ditur dje.
Qerkini ka qenë i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në mesin e cilëve është edhe djali i tij, Reshati.
Qerkini kërkoi për 25 vjet një përgjigje për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës, Reshatin, por nuk e mori një të tillë. Ai është shndërruar në një simbol të familjeve të të pagjeturve.