
Begaj për diplomatin Wisner: Luajti rol të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës
Aktuale
February 24, 2025 - 23:27
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta e diplomatit të shquar amerikan, Frank Wisner, i cili luajti rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës.
Përmes një postimi në X, Begaj thotë se mendimet dhe lutjet janë për familjen dhe miqtë e Wisner.
“Me dhimbje mësova për ndarjen nga jeta të Frank G. Wisner, një diplomat i shquar amerikan dhe mik i shqiptarëve, që luajti një rol të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e tij”, ka shkruar i pari i vendit.