
Baci Bajram ishte shembull i përkushtimit në kërkimin e së vërtetës për të zhdukurit gjatë luftës, thotë Kurti
Aktuale
February 24, 2025 - 21:36
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes Qerkini, me rastin e vdekjes së Bajram Qerkinit.
Ai ka tënë se baca Bajram ishte shembull i përkushtimit për kërkimin e së vërtetës rreth të zhdukurve gjatë luftës, raporton Zeri.info.
“Bajram Qerkini ishte simbol i forcës dhe durimit të prindit. Si Kryetar i Shoqatës "Zëri i Prindërve", ai e shndërroi dhimbjen e tij personale në kauzë të përbashkët. Ai u angazhua edhe në nivel institucional, si përfaqësues i shoqatave të familjarëve në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur”, thuhet në telegramin e kryeministrit Kurti. /Zëri