
Osmani për vdekjen e Frank Wisnerit: Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë
Aktuale
February 24, 2025 - 18:54
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e diplomatit, Frank Wisner.
Ajo ka thënë se Wisneri ishte mik i çmuar i Kosovës dhe se dha kontribut të madh për shtetndërtimin e vendit, raporton Zeri.info.
“Ëisner ishte një njeri i përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit, duke vepruar me mençuri e integritet në momentet vendimtare të diplomacisë ndërkombëtare.
Kontributi i tij në çështjet globale, si dhe angazhimi i tij për Kosovën, do të kujtohen me mirënjohje dhe respekt të përjetshëm”, thuhet në telegramin e presidentes.
Osmani ndër tjera u shpreh se vepra e tij do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë. /Zëri