Krasniqi për Qerkinin: Ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e një populli që ende pret drejtësi
Foto: Laura Hasani

Krasniqi për Qerkinin: Ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e një populli që ende pret drejtësi

Aktuale February 24, 2025 - 12:01

Lajmin për vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e mori me dhembje të thellë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se Qerkini nuk ishte thjesht kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, por ai ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e një populli që ende pret drejtësi.

Më tej, kreu i PDK-së, thotë se Baca Bajram nuk i gjeti kurrë eshtrat e djalit të tij, Reshatit.

“Ai jetoi me atë dhembje dhe e shndërroi në forcë, në këmbëngulje, në një betejë të pandalshme për të vërtetën, kujtimin dhe drejtësinë. Kauza e Bacës Bajram, ashtu si edhe e qindra bashkëkombësve tanë të tjerë, mbetet amanet i përjetshëm. Nuk do t’i harrojmë ata që mungojnë dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ta. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës. Pusho në paqe, Bacë”, ka shtuar Krasniqi.