
Tensione në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë, s’i besoj kësaj gjykate
Ismet Tara kërkoi që t’i paraqitet në Hagë një dokument ku ai kishte ngreh shqetësime lidhur me dëshminë e tij në 2019-n për ZPS-në. Por, duke insistuar në pyetjet e saj, prokurorja Vega Iodice i prezantoi një dokument që pretendohet se dëshmitari e kishte dhënë më 2001-n për EULEX-in.
“Do iu tregohet në ekran dokumenti. A është ky dokumenti për të cilin e kishit fjalën ju. Ky është një shënim… dëgjoni pyetjen time, do iu jepet mundësia kur të iu përgjigjeni pyetjes sime. Ky është një shënim i një takimi që keni pasur me një përfaqësues të UNMIK-ut në vitin 2001, a ju kujtohet që keni pasur me një përfaqësues të UNMIK-ut?”, tha prokurorja.
Si rrjedhojë, dëshmitari tha se nuk i beson kësaj gjykate dhe tha se nuk do të flas asgjë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Nuk i besoj asgjë kësaj gjykate. Nuk është dokument që unë kërkoj, ma keni ndërruar dokumentin. Dokumenti nuk është që unë kam lexu. Dokumenti është nënshkruar prej intervistesuve të mijë me 2019-ën pa dijeninë time, pa nënshkrimin tim, pa më njoftuar dokumentin. Keni provuar ju ta ndryshoni. Ky nuk është dokumenti që unë kërkoj. Prej tash nuk i besoj asgjë kësaj gjykate dhe nuk flas asgjë”, tha ai.
Fillimisht dëshmitari tha se fillimisht duhet të i paraqitet ai dokument atij pastaj ai do të përgjigjet.
“Dua t’i jep shqetësimet e mija dhe dua të njoftoj ashtu siç e kam njoftuar prokurën e cila ka ndërhyrë që gjoja unë e kam ndryshuar vetveten gjatë bisedës me prokuroren time gjatë marrjes ose në përpunimin ose përgatitjes sime në seancë. Këtë shqetësim ia kam paraqitur prokurores sime por edhe anëtarëve të sigurimit tim fizik. Mos me mundoni. Të kaloj dokumenti dhe unë do iu përgjigjem”, tha ai
Me urdhër të kryegjyqtarit prokurorja vazhdoi pyetjet për dëshmitarin Ismet Tarën për çka dëshmitari tha se “Mos bëjë pyetje”.
Prokurorja i tha që sa më shpejtë përgjigjesh, aq më shpejtë do ua tregojë dokumentin duke shtuar se fillimisht duhet të përfundojnë këtë temë pyetjesh dhe disa tema të tjera.
“Dua shqyrtimin tim në atë dokument dhe pastaj do t’u përgjigjem pyetjeve shumë më lehtë dhe qartësisht”, tha ai.
Një numër provizor iu dha një dokument ku dëshmitari kishte thënë se Sulltani se ka ditur se kush është por që shkurtesa “Syla” ka qenë për Sylejman Selimin. Ky dokument u pranua pa përgjigjen e dëshmitarit pasi ai tha “Nuk flas”.
Pas insistimit të dëshmitarit, kryegjyqtari i tha atij se Prokurorja do t’ia paraqesë dokumentin.
“Do iu tregohet në ekran dokumenti. A është ky dokumenti për të cilin e kishit fjalën ju. Ky është një shënim… dëgjoni pyetjen time, do iu jepet mundësia kur të iu përgjigjeni pyetjes sime. Ky është një shënim i një takimi që keni pasur me një përfaqësues të UNMIK-ut në vitin 2001, a ju kujtohet që keni pasur me një përfaqësues të UNMIK-ut?”, tha prokurorja.
“Nuk i besoj asgjë kësaj gjykate. Nuk është dokument që unë kërkoj, ma keni ndërruar dokumentin. Dokumenti nuk është që unë kam lexu. Dokumenti është nënshkruar prej intervistesuve të mijë me 2019-ën pa dijeninë time, pa nënshkrimin tim, pa më njoftuar dokumentin. Keni provuar ju ta ndryshoni. Ky nuk është dokumenti që unë kërkoj. Prej tash nuk i besoj asgjë kësaj gjykate dhe nuk flas asgjë”, tha ai.
Tara: S’do të flas derisa të trajtohet shqetësimi im, përkthimet e mia në vitin 2019 kanë qenë shumë konfuze
Ismet Tara ka shkaktuar tensione në sallën e gjyqit në Hagë duke kërkuar që t’i shfaqet një dokument i cili kishte shprehur shqetësimet e tij lidhur me përkthimet e dëshmisë së tij që e kishte dhënë për ZPS-në më 2019-ën.
“Dua një sqarim për gjykatësin sepse në pyetjet e mija edhe në 2019-ën përkthimet e mija kanë qenë shumë konfuze që unë së bashku me prokuroren time i kam përmirësuar, kam kërkua në anglisht drejtpërdrejtë prej përkthyeses teme të më përkthej që nuk janë përputhur fare me gjuhën shqipe të përkthimit në ato intervista të mija. Dhe mos ma bëni prapë njësoj si në 2019-ën. Unë kam njoftuar dhe jam në gjendje që edhe hiç pa përpunimin e pa punën me prokuroren t’i përgjigjem drejtpërdrejti çdo prokurori sepse unë e kam thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe dua ta them vetëm të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, tha ai.
Dëshmitari Tara kërkoi nga gjykatësit t’u paraqitet ky dokument ose përndryshe ai nuk do të flas.
“Unë kam një kërkesë prej gjyqtari para se të dal prej ktuhi. Unë pas kësaj dëshiroj prej gjykatësit të më paraqitet dokumenti im me të cilin unë kam ngritur dyshimet e mija lidhur me intervistimet e mija të investiguesve dhe prokurorëve me 2019-ën. Përndryshe, prej kësaj, prej këtij momenti unë nuk…”, tha ai.
Si rrjedhojë, gjyqtari ia ndërpreu atij mikrofonin duke ia rikujtuar se duhet te përgjigjet dhe në fund të dëshmisë se tij i njëjti do njoftohet për dokumentin.
“Prej këtij momenti, në qoftë se ai dokument që kam ngritë shqetësimin tim që ka rrezikuar jetën time dhe të dhjetë familjarëve të mijë dhe që mua në atë dokument jam përshkruar si tradhtar i kombit tim, tradhtar i UÇK-së, tradhtar i dëshmorëve dhe heronjve të mijë”, tha dëshmitari.
Ndonëse iu kërkua nga kryegjyqtari ai serish insistoi që nuk do të flas pa iu paraqitur dokumenti.
“Mbas shqyrtimit të këtij problemi jetik që më ka rreziku nderin tim kombëtar dhe familjen time dhjetë anëtaresh. Ju do i dëgjoni përgjigjet e mija pas shqyrtimit të këtij problemi të ngritur të shqetësimit tim”, tha ai.
Prokurorja, Vega Iodice tha se i jep fjalën dëshmitarit që do ia tregojnë dokumentin dhe të jap mundësinë që të komentoj, por ajo tha se fillimisht duhet ndjekur agjendën e ditës.
“Ju lutem përgjigjuni këtyre pyetjeve siç i kemi planifikuar ne dhe pastaj do të flasim për dokumentin tuaj dhe do iu jepet mundësia për sqarimin”, tha ajo.
Ai përsëriti se është në gjendje ë flas për ë gjitha pyetjet, por vetëm pas shqyrtimit të këtij dokumenti.
“Ju që jeni të gjithë prezent e dini që kam pranuar të flas deri më tash. Ia kam bërë me dije edhe prokurores që nuk do flas fare deri sa të shqyrtohet ai problem. Mirëpo, iu bej të ditur që unë jam në gjendje të përgjigjem në çdo pyetje të tuajën, por pas hapjen e këtij dokumenti dhe diskutimit se çfarë kanë bërë ata ish-hetues që unë për veti do i quaja kriminel hetues të cilët më kanë rrezikuar mua dhe dhjetë anëtarët e familjes sime dhe më kanë shpallur tradhtar të kombit tim në një dokument që unë kurrë nuk e kam lexuar, kurrë nuk e kam nënshkruar dhe kurrë nuk më është paraqitur mua.
Ky tension erdhi pasi dëshmitarit iu prezantua një shënim për Asllan Kleçkën ku thuhet që ka qenë anëtarë në njësitin “Arti” dhe ka qenë në kontrollin e “forcave tona”.
Ai tha se është lajmëruar për këtë dokument, por që nuk ka qenë prezent gjatë shënimit të këtij dokumenti por që kanë biseduar në lidhje me këtë çështje ne profesor Sabaudin Cenën.
Ai tha se Cena i tha që duhet të bëhet një njohje për Asllan Kleçkën sepse dikush në Shtab ka pasur hapësirën që të dyshojë në përfshirjen e tij si ushtarë në Shtab.
“Kanë menduar që ka ndonjë njohuri me dikë apo ndonjë serb në qytetin e Rahovecit. Këto janë mendimet e mija personale”, tha ai.
Sipas prokurores, në pjesën tjetër të dokumentit thuhet se djemtë e Asllan Kleçkës ishin po ashtu pjesë e UÇK-së. Por, përgjigja e dëshmitarit nuk u dëgjua.
Prokurorja pyeti dëshmitarin se a din se pse u dërgua ky dokument në Likoc. Por dëshmitari tha se nuk e din se ku është dërguar ose nëse është dërguar në Likoc.
“As sot e kësaj dite unë nuk e di se a është dërguar dhe ku do të dërgohet”, tha dëshmitari.
Si rrjedhojë dëshmitarit iu prezantua deklarata e tij e mëhershme lidhur me këtë letër.
“Letra iu drejtua Lihocit se Shtabi kryesor i UÇK-së ishte atje. Në atë kohë të gjithë e dinin këtë. Kur e thëm të gjithë është data 17 korrik 1998”, tha prokurorja teksa lexoi një pjesë të deklaratës së mëhershme të dëshmitarit”, tha prokuroja duke pretenduar se këtë e ka thënë dëshmitari.
Dëshmitari mohoi se ka thënë ndonjëherë që Shtabi kryesor i UÇK-së ishte në Likoc
Në fillim të dëshmisë së tij, dëshmitari tha se ka shkuar në Drenicë për t’u furnizuar. Ndërsa kur u pyet se gjatë kohës kur ka shkuar në Likoc a ka takuar anëtarë të UÇK-së.
“Kur kam filluar që të shkojë unë në fillim, kryesisht kanë qenë të mbuluar me maska dhe gjatë rrugëtimit tim para se të mbërrije në Likoc ka pasur pika sigurimi për ata ushtarë që kanë qëndruar në Likoc por edhe Rezallë.
I pyetur se i kujtohet ndonjë ushtarë që nuk kishte maska, dëshmitari përmendi Fehmi e Xhevë Lladrovcin.
“Po me kujtohet. Kam parë heroin tim të, të kombit tim, të UÇK-së, Fehmi Lladrovcin me Xhevë Lladrovcin së bashku në pikat më të rënda të sigurimit të ushtarëve të tij”, tha ai.
Ai shtoi se ka menduar që Fehmi Lladrovci ishte ushtarë i thjeshtë por më vonë e kishte kuptuar se ai ka një rol në UÇK.
Ndërsa për anëtaret e tjerë të UÇK-së në Likoc, ai tha se nuk ka guxuar as të pyes për shkak që ka pasur prejardhjen nga një qytet me një numër të konsiderueshëm të serbeve dhe ka mëndu që pyetjet e tij mund të nxisnin dyshime.
Kurse për pas luftës, ai tha se i ka mësuar emrat.
“I kam mësuar identitetin e tyre të legjendave të mijë të kombit gjatë përfaqësimit tonë në Rambuje, në konferencën e Rambujesë”, tha ai.
Ndërsa, Prokurorja i tha të fokusohet te pyetja se kush ishin anëtarët e UÇK-së që i pa në Likoc.
“Thaçin e kam kuptuar gjatë procesit të Rambujesë por pastaj edhe pas luftës me ardhjen time si komandant dhe për herë të parë fizikisht jemi takuar në përvjetorin e 17 korrikut 1999, në përvjetorin e parë të Betejës së Rahovecit”, tha ai.
Përgjigjja e dëshmitarit ishte konfuze për çka avokatja e Thaçit, Nina Tavakoli kundërshtoi duke thënë se dëshmitari nuk tha që e ka parë Thaçin në Drenicë. Si rrjedhojë, kryegjyqtari kërkoi që të sqarohet pyetja.
“Në Drenicë nuk i kam njohur zonja Prokurore, por i kam njohur pastaj mbas takimit fizik me ta. Unë mirë ua shpjegova se për herë të parë jam njoftuar gjatë konferencës së Ramubujesë që është mbajtë se Hashim Thaçi është përfaqësues i lartë i UÇK-së dhe pastaj jam njohur me ata dhe e kam kuptuar që ata kanë qenë, a jo që unë i kam njohur prej Drenicës së kush janë. Jam i qartë gjykatës?”, tha Tara.
Prokurorja, kërkoi nga Tara të tregojë nëse dikush i kishte treguar për emrat e anëtarëve të UÇK-së në Likoc me 1998-ën, gjë të cilën e mohoi dëshmitari.
Si rrjedhojë, prokurorja i paraqiti një deklaratë të mëhershme të dëshmitarit ku ky i fundit pretendohet se ka thënë se kohë pas lufte, Thaçi i ka treguar dëshmitarit që ata ishin takuar në Drenicë në mars të 98-ës. Tara kishte thënë se në kohën e takimit nuk e dinte që ai person ishte Thaçi.
“Ky është pasqyrim i saktë i imi mirëpo pyetja juaj nuk është e drejtë. Atë mund ta pyesni Hashim Thaçin në qoftë se me ka takuar ose jo. Pas lufte me ka thënë që unë iu kam pa juve por nuk ma ka treguar identitetin e tij”, tha Tara.
Dëshmitari tha se “Shtabi Arti” është krijuar diku kah mesi i majit 1998. Ai shtoi se është krijuar nga Komandant Tomi, Mici, Piktori dhe vetë Ismet Tara.
Për Tonin nuk u dëgjua emri i plotë i tij, ndërsa Mici tha se ishte Selajdin Mullabazi, ndërsa Gëzim Hamza kishte nofkën Piktori. Ndërsa vetë dëshmitari ishte me nofkën Hoxha.
Komandant Hoxha tha se të tre personat e lartpërmendur kanë qenë pjesë e njësitit të “Drenocit”. Ndërsa për Tonin tha se ka qenë pjesë e njësitit të Ramush Haradinjat në Dukagjin.
Komandant i njësitit “Arti”, dëshmitari tha se ka qenë Toni, ndërsa zëvendës i tij, Mici. Kurse shef shtabi, dëshmitari tha se ka qenë Piktori.
Ai shtoi se brenda mundësive të tij, i ka respektuar urdhrat e tyre.
Më pas dëshmitarit iu prezantua një listë me disa emra që pretendohet se janë të ushtarëve nga njësiti “Arti”.
Ju kam thënë që unë nuk kam pas lidhje me ushtarë dhe komandën mes tyre, por shumicën e ushtarëve të Shtabit të Artit i kam njohur dhe i njoh sot e kësaj dite. Por unë nuk mund të them që i kam njohur të gjithë ushtarët e njësitit “Arti” se unë nuk kam qenë i lidhur drejtpërdrejti me ushtarët si Shefi i Logjistikës dhe shefi i financave”, tha Tara.
Dokumenti në fjalë u pranua në prova gjyqësore, për të cilin dëshmitari tha se është listë e punuar nga profesori i tij, Sabaudin Cena.