
Ambasadat kujtojnë sot fillimin e luftës në Ukrainë
Aktuale
February 24, 2025 - 08:16
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Zyra e BE-së në Kosovë përkujtojnë trevjetorin e fillimit të luftës kundër Ukrainës.
Ngjarja fillon nga ora 18:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.
Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt 2022, kur Rusia nisi një sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës.
Konflikti ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.