OFTK-ja reagon për pretendimet e qytetarit nga Mitrovica që tha se fizioterapeuti ia dëmtoi unazat

OFTK-ja reagon për pretendimet e qytetarit nga Mitrovica që tha se fizioterapeuti ia dëmtoi unazat

Aktuale February 23, 2025 - 20:16

Një qytetarë nga Mitrovica ka pretenduar se për shkak të një fizioterapie të gabuar ka pësuar dëmtime në unaza dhe i është dashur të qëndrojë katër muaj në spital.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, e cila ka thënë se ky institucion nuk ka pranuar asnjë ankesë nga personi në fjalë apo nga institucionet përgjejëse, raporton Zeri.info.

Sipas OFTK-së, asnjë procedurë fizioterapeutike e aplikuar sipas procedurave profesionale dhe duke zbatuar kodin etik, nuk mund të shkaktojë përkeqësime dhe as dëmtime të shëndetit në përgjithësi.

“Ne si Odë e Fizioterapeutëve në vazhdimësi kemi bërë thirrje përmes mediave dhe kemi tërhequr vërejtjen edhe në Inspektoratin Shëndetësor, që pacientët të mos bëhen viktima të individëve që ofrojnë shërbime të ndryshme por që nuk kanë thirrje fizioterapeutë, dhe thirren si profesionistë shëndetësorë”, thuhet në reagim.

Kjo odë u ka bërë thirrje qytetarëve që të adresojnë ankesat e tyre dhe të evitohen problematikat e ngjashme. /Zëri