OSBE: Të bëhet përmes dialogut mbyllja e qendrave serbe për punë sociale në veri
Aktuale
February 23, 2025 - 20:06
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar lidhur me mbylljen e qendrave serbe për Punë Sociale në veri.
Në reagimin e saj, OSBE-ja goxha dakord me veprimet që janë bërë.
“Misioni sheh se mbyllja e Qendrave për Mirëqenie Sociale të drejtuara nga Beogradi do të ndikojë në aksesin në shërbimet kryesore për komunitetet joshumicë. Çdo ndërprerje e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbështetjes sociale prek në mënyrë disproporcionale grupet e cenueshme sociale”.
“Këto mbyllje duhet të zgjidhen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
Aksioni për mbylljen e këtyre qendrave është zhvilluar të premten.