
Eksperti i sigurisë Shala: Grenelli mund të vizitojë Kosovën për 15 ditë
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha se Richard Grenell pritet të vizitojë Republikën e Kosovës për15 ditë.
Sipas tij, kjo vizitë ka të bëjë me strategjinë e SHBA-së dhe të Shtëpisë së Bardhë për sa i përket avancimit të mëtutjeshëm të situatës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor drejt ombrellës së përgjithshme të SHBA-së.
"Mund të themi se sot 10-15 ditë, përafërsisht, ka indikacione se Richard Grenell do të vizitojë Republikën e Kosovës për të bashkëpunuar dhe për të treguar strategjinë e ShBA-së dhe të Shtëpisë së Bardhë sa i përket avancimit të mëtutjeshëm të situatës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor drejt ombrellës së përgjithshme të SHBA-së”.
"Është i Dërguari Special i ShBA-së për Misione Speciale, dhe padyshim se do të takojë krerët institucionalë të Kosovës, edhe atyre që janë pjesë përbërëse e jetës publike dhe politike, edhe të partive opozitare, për të gjetur një rrugë sa më të shpejt të mundur drejt arritjes së qëllimeve strategjike jetike të Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik”, u shpreh Shala. /klankosova