
Ambasadori britanik dhe Konjufca biseduan për formimin e qeverisë së re
Aktuale
February 21, 2025 - 18:14
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka folur për takimin që sot e pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovë, Glauk Konjufcën.
Përmes një postim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se folën për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe rëndësinë e formimit në kohë të qeverisë së re të vendit.
“Ne diskutuam gjithashtu se si të arrijmë më shumë përparim në përfaqësimin e komuniteteve joshumicë, përfshirë serbët e Kosovës, në ekonominë dhe institucionet e Kosovës”, ka thënë Hargreaves.