
Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti
Aktuale
February 21, 2025 - 09:56
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka lëshuar edhe sot kritika për kryeministrin Albin Kurti.
Haradinaj shkroi në profilin e tij në Facebook: “E keqja ka emër - Albin Kurti”, transmeton Zeri.info.
Nuk dihet nëse ky reagim i Haradinajt vjen pasi partneri i tij i koalicionit Fatmir Limaj mbrëmë ka dhënë shenja se mund të bashkëpunojë me cilindo, duke mos përjashtuar as Albin Kurtin për ta formuar qeverinë. /Zëri