
Gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK’së, avokati Musa: Procesi është në fazën finale, s’do të zgjasë sa ishte planifikuar
Avokati Skender Musa ka folur për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka thënë se ky proces tashmë është në fazën finale, dhe se procesi nuk do të zgjasë sa është planifikuar.
‘‘Procesi gjyqësor nuk do të zgjasë aq sa e kanë planifikuar edhe vetë gjykata Speciale, për shkak se një numër i madh i dëshmitarëve janë dëgjuar. Edhe ato konferenca që do të mbahen do të mbahen për dëshmitarët, çështjet e provave materiale që janë të shkruar në letër dhe do të shqyrtohen kërkesat e mbrojtjes për dëshmitarët e propozuar nga ana e mbrojtjes. Kjo nënkupton që procesi është hy në fazën finale, mund të them edhe në fazën përfundimtare’’, ka thënë ai në emisioni Frontal në T7.
Theksojmë se procesi në Hagë është duke vazhduar ku ish-krerët e UÇK-së po përballen më dëshmitarë.