
Pas problemeve shëndetësore, Thaçi i kthehet aktiviteteve të rregullta
Aktuale
February 20, 2025 - 16:09
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se nuk mund të japin detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Doyle përmes një përgjigje me shkrim tha se kjo për shkak të respektimit të privatësisë.
Ai theksoi se ish-presidenti po i vazhdon normalisht aktivitetet ditore në objektin e paraburgimit.
“Mund t’ju them se zoti Thaçi tani është duke marrë pjesë në aktivitetet e rregullta të përditshme në objektin e paraburgimit”, theksoi ai.
Hashim Thaçi, të martën mungoi në seancën gjyqësore për shkak të gjendjes shëndetësore.
Atij iu deshtë një konsultë me mjekun.
Gjendja e tij krijoi shqetësime në opinionin publik në Kosovë.