Krasniqi takon ambasadorin italian: Të gjitha partitë duhet të mbeten të përkushtuara për një Kosovë më të mirë
Foto: Facebook

Krasniqi takon ambasadorin italian: Të gjitha partitë duhet të mbeten të përkushtuara për një Kosovë më të mirë

Aktuale February 20, 2025 - 14:11

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim ambasadorin italian në Kosovë për të diskutuar mbi zgjedhjet e 9 shkurtit.

Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i tha ambasadorit se të gjitha partitë politike duhet të angazhohen për një Kosovë më të mirë.

“Sot prita në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Diskutuam për zgjedhjet demokratike të 9 shkurtit dhe rëndësinë e institucioneve të forta për të ardhmen e vendit. Pavarësisht pozicioneve politike, të gjitha partitë duhet të mbeten të përkushtuara për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar. Mirënjohës për miqësinë dhe mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës!”, shkroi Krasniqi.