Mexhiti: Nuk po flitet për ndryshimin e himnit dhe stemës, s’ka tema tabu

Mexhiti: Nuk po flitet për ndryshimin e himnit dhe stemës, s’ka tema tabu

Aktuale February 20, 2025 - 11:49

Zëvendëskryeministri i RMV-së, Izet Mexhiti thotë se nuk po bisedohet për ndryshimin e himnit dhe stemës.

Mexhiti gjithashtu tha se në vend nuk ka tabu temë në vend.

“Në fokus është programi qeveritar, ku ka shtylla të konfirmuara. Nuk ka negociata për himnin, stemën, por nuk ka as tema tabu”, tha Mexhiti.

I pyetur lidhur me koalicionet e mundshme, Mexhiti tha se partnerët vazhdimisht e kanë përkrahur njëri tjetrin në zgjedhje dhe se kjo pritet të ndodhë edhe në zgjedhjet lokale.

Mexhiti tha se si partnerët në qeveri ashtu edhe në opozitë e kanë këtë praktikë që nga vitet 90.

“Partnerët në qeveri do të mbështeten sipas nevojës, mirëpo me lista do të dalin të veçanta për këshilltarë, ndërsa kandidatët në rrethin e dytë do të përkrahen, kush ku ka nevojë”, tha Mexhiti.