
Suhareka nis adresimin e vendbanimeve me numra zyrtarë
Aktuale
February 20, 2025 - 11:19
Komuna e Suharekës ka filluar të bëjë vendosjen e numrave zyrtarë nëpër shtëpitë dhe rrugët e qytetit.
Sipas statistikave, në këtë komunë do të vendosen 20475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e Unifikuar të Adresave.
Këto të dhëna do të jenë fizike e po ashtu edhe elektronike.
“Komuna e Suharekës prej sot ka filluar të bëjë vendosjen e numrave zyrtarë nëpër shtëpitë e qytetarëve, rrugëve që janë të regjistruara në Sistemin e Unifikuar të Adresave. Sipas statistikave, në Komunën tonë do të vendosen 20 475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e Unifikuar të Adresave. Të dhënat e çdo vendbanimi do të jenë edhe fizike e po ashtu edhe elektronike”, thuhet në njoftimin komunal. /Zëri