KRU “Prishtina” me laps e letër u bën thirrje qytetarëve ta shkarkojnë aplikacionin

KRU “Prishtina” me laps e letër u bën thirrje qytetarëve ta shkarkojnë aplikacionin

Aktuale February 20, 2025 - 10:09

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka zgjedhur një formë interesante për t’u bërë thirrje qytetarëve ta përdorin aplikacionin për pagesa.

Ata përmes një shkrimi të shkruar në fletore kanë falënderuar qytetarët që po i kryejnë obligimet ndaj kompanisë, raporton Zeri.info.

“Faleminderit për pagesa të faturave të ujit. Ju lutem, pa humbur kohë, shkarkoni aplikacionin e-KRUP në IOS dhe Android. Nxitoni. Mundësi të panumërta. Afër, lehtë dhe shpejt”, thuhet në thirrjen e tyre.