
Vdes në moshën 49-vjeçare ish-nënkryetari i LDK-së në Dragash
Ka vdekur në moshën 49-vjeçare ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Dragash, Naser Myrtezani.
Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët përmes rrjetit social, Facebook.
“Sot, me zemra të rënda, jemi mbledhur për t’i thënë lamtumirë një burri të madh, babait tonë të dashur Naser Myrtezani. Ai ishte një shkëmb i fortë për familjen tonë, një mbështetje e patundur në çdo sfidë që përballuam. Në sytë e tij gjithmonë shihnim dashuri të pakufizuar, një mirësi që prekte çdo shpirt. Ai na mësoi vlerat e vërteta të jetës, rëndësinë e familjes, dhe fuqinë e dashurisë. Përtej çdo fjale, ai fliste me vepra me përkushtimin e tij të palodhur për ne. Në kujtimin tonë, ai do të mbetet i gjallë, jo vetëm në historitë e jetës së tij, por edhe në vlerat që na la trashëgim. Ke qenë dhe do mbetesh gjithmonë pika ime e dobët Babush, dashuria jonë nuk do të shteroj asnjëherë, do jetosh gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar vajza e të ndjerit, Esra.
Myrtezani varroset sot.