Në 17-vjetorin e Pavarësisë, Bullgaria rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës

Në 17-vjetorin e Pavarësisë, Bullgaria rikonfirmon mbështetjen ndaj Kosovës

Aktuale February 19, 2025 - 15:44

Një tjetër urim ka pranuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, në adresën e tij në ekzekutiv, këtë herë nga homologu i tij bullgar që e uroi për 17-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Rosen Zhelyazkov, që drejton qeverinë bullgare, përmes letrës së urimit ka rikonfirmuar mbështetjen e Bullgarisë ndaj Kosovës.

“Bullgaria vlerëson shumë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona, të bazuara në besim reciprok, vlerat e përbashkëta, afërsinë kulturore dhe historike. Jam i bindur se do të vazhdojmë të punojmë aktivisht për të thelluar më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha drejtimet me interes të përbashkët”, thuhet në urimin e kryeministrit Zhelyazkov.

Kryeministri Zhelyazkov ka siguruar se Bullgaria do të vazhdojë të jetë ndër mbështetësit më aktivë të vendit tonë.