Kurti pranon urime nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut për 17-vjetorin e Pavarësisë
Foto: Laura Hasani

Kurti pranon urime nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut për 17-vjetorin e Pavarësisë

Aktuale February 19, 2025 - 14:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Mickoski ka thënë se po angazhohet për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, raporton Zeri.info.

Duke i dëshiruar Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj progres, mirëqenie dhe prosperitet, kryeministri Mickoski është shprehur i bindur se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe do të përmirësojmë bashkëpunimin tonë në kuadër të nismave rajonale dhe shumëpalëshe. /Zëri