Menaxheri i QNV-së në Pejë kërcënon ekipin e T7

Menaxheri i QNV-së në Pejë kërcënon ekipin e T7

Aktuale February 19, 2025 - 13:29

Në Qendrën e Numërimit të Votave (QNV) në Pejë është sulmuar ekipi i Televizionit 7.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) thekson se gazetarja Arianitë Zhegrova dhe kameramani Gjens Karaqi janë sulmuar nga menaxheri i QINV-së, Abdurrahim Haxhisefa.

Reagimi i plotë i AGK-së, pa ndërhyrje:

Në Pejë kërcënohet ekipi i T7 në Qendrën e Numërimit të Votave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, ka pranuar me shqetësim pengimin e ekipit të Televizionit T7 nga menaxheri i Qendrës së Numërimit në Pejë, Abdurrahim Haxhisefa. Sipas informatave, gazetarja Arianitë Zhegrova dhe kameramani Gjens Karaqi janë ndaluar dhe penguar në kryerjen e detyrës së tyre, madje janë kërcënuar edhe me thyerjen e kamerës.

Ky akt është një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medias dhe punës së gazetarëve, të cilët kanë për detyrë të informojnë publikun mbi proceset e rëndësishme si ai i numërimit të votave. Më shqetësues është fakti që ky incident ndodhi në prani të kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pa asnjë ndërhyrje apo masë nga ana e tij.

AGK-ja i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të marrë masa ndaj personit në fjalë dhe të garantojë një mjedis të sigurt për gazetarët gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore. /Zëri