
Ambasadori i BE-së viziton shkollën që po ndërtohet në Prizren: Arsimi ka rol jetik për të ardhmen
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, sot ka qëndruar në Prizren, ku fillimisht është takuar me kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj.
Pas kësaj ai vizitoi shkollën që është duke u ndërtuar e financuar nga BE-ja, raporton Zeri.info.
Oravi u shpreh se arsimi luan një rol jetik në formësimin e të ardhmes, andaj duhet që t’i jepet rëndësi e madhe.
“E nisa vizitën time në Prizren sot duke vizituar shkollën e financuar nga BE-ja, e cila do të mirëpresë 900 nxënës. Arsimi luan një rol jetik në formësimin e së ardhmes sonë. Për të siguruar hapjen në kohë, duhet të lidhen uji, energjia elektrike dhe kanalizimi. U bëj thirrje autoriteteve komunale të veprojnë sa më shpejt!”, shkroi ambasadori Osav në platformën “X”. /Zëri
Kicked off my visit to Prizren today by touring the EU-funded school, set to welcome 900 students. Education plays a vital role in shaping our future.
— Aivo Orav (@AivoOrav) February 19, 2025
To ensure timely opening, water, electricity, and sewage must be connected. I urge municipal authorities to act swiftly! pic.twitter.com/vK52yicawq