Rama shpreh gatishmëri për thellim bashkëpunimi Shqipëri - Kosovë
Foto: Laura Hasani

Rama shpreh gatishmëri për thellim bashkëpunimi Shqipëri - Kosovë

Aktuale February 19, 2025 - 10:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar mesazh urimi për 17-vjetorin e Pavarësisë nga homologu shqiptar, Edi Rama.

Rama u shpreh se përkundrejt sakrificave, Kosova ka shënuar arritje të mëdha, raporton Zeri.info.

“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës”, thuhet ndër të tjera.

Kryeministri Rama ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. /Zëri

Image