
Shala thotë se incidenti në veri për Pavarësi mund të përdorej për ngritje tensionesh
Me sirena e flamuj të Shqipërisë po e festojnë 17 vjetorin e Pavarësisë.
Këta të rinj, që të gjithë të mitur, me dy vetura hyn nga Jugu në veri të Mitrovicës, konkretisht në rrugën “Kolashini” afër sheshit Car Llazar.
Me të parë, këtë pamje qytetarët nisën të gjuajnë me gurë në drejtim të veturave.
Andaj, ndërhyri Policia e Kosovës.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë për Tëvë1 se në një veturë kanë qenë pesë persona të mitur të cilët u dërguan në stacion për identifikim.
“Diku rreth orës 19:00 tri vetura me të rinj kanë hy rrugën “Kollashin” që dërgon tek Car Lazari kur i kanë pa qytetarët kanë filluar të ofendohen mes vete kanë gjuajtur me gurë, këto vetura dhe ne njërën nga veturat e kemi ndaluar. Në këtë veturë kanë qenë pesë të mitur për arsyeje që nuk kanë paraqitur mjete identifikimi ne i kemi sjellë në stacion të policisë për verifikim, kur i kemi sjellë kanë dalë që i posedojnë dokumentet e idenfikimit. Aty ka pas edhe dëmtim kriminal dy dëmtime me një veturë, mund ta quajmë provokim, fillimisht nuk kemi has në këto vetura sepse do i kishim kërkuar me u largua flamurët……..”
Elshani dha detaje edhe për veturat e gjetura.
“Dy vetura janë gjetur në Jug, njërës iu është shqiptua tiketë për arsyeje se nuk ka pas patentë shofer personi që ka qenë duke ngalur veturën, edhe tjetrën e kemi gjetur në Vushtrri edhe asaj edhe ajo pa patentë shofer……”
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se kjo ngjarje ka mund të përdoret edhe për ngritje tensionesh.
“Këto provokime nuk kontribuojnë në jetesën ndëretnike, kjo mund të krijon konflikt ndëretnik apo edhe të cenon aspektin e sigurisë me interes nacional, prandaj policia e Kosovës ka vepruar mençur në mënyrë profesionale duke menaxhuar situatën në terren duke shqiptuar edhe gjoba mandatore edhe komunitetit shqiptar por edhe atij serb për të minimizuar çdo situatë e cila mund të përkeqësohet në pjesën veriore”
Pas këtij rasti, politikani nga veriu, Aleksander Arsenijeviq ka dalë në pjesën jugore me dy flamuj, të Serbisë dhe Rusisë./teve1