
Kullashi: Qëndrimi i SHBA-së për Kosovën është i qartë dhe i pandryshueshëm
Ish-ambasadori i Kosovës në Francë dhe akademiku Muhamedin Kullashi ka deklaruar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës mbetet i qartë dhe i pandryshueshëm, siç dëshmohet nga letrat e presidentit Donald Trump dhe Sekretarit Marco Rubio.
Kullashi theksoi se këto letra drejtuar presidentes Vjosa Osmani, konfirmojnë mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve për Kosovën si një shtet sovran.
“Letra që presidenti Trump i dërgoi presidentes së Kosovës është shumë i qartë, sikurse letra e Marco Rubio… Qëndrimet e presidentit Trump sa i përket Kosovës janë shumë të qarta. Janë qëndrim ku shprehet mbështetja e fuqishme ndaj Kosovës për proceset demokratike që zhvillohen në Kosovë që sa vite. Edhe Kosova emërtohen si shtet sovran në letrën e Marko Rubios. Këtu emërtohet si komb sovran…
Këto janë dy letra që kanë një peshë të madhe jo vetëm por Kosovën, por edhe për shtetet e tjera se ato duhet ta dinë që kjo vjen nga SHBA-të. Që ka pasur një rol vendimtar.
Orientimi dhe qartësia e letrës nuk lë vend për manipulime të tjera që mund të vijnë”, ka thënë Kullashi në FIVE.