
Kurti njofton se nga tani e-Kosova është edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se e-Kosova tani është edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android.
“Me më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar dhe mbi 220 shërbime elektronike të zhvilluara, e-Kosova është dritarja jonë digjitale për qytetarët dhe bizneset”,shkroi Kurti.
Sipas tij, të gjitha shërbimet tashmë janë në dispozicion online, në e-Kosova.
“Certifikatat e gjendjes civile, certifikatat e pronës dhe kopjet e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobat në trafik, vazhdimi i regjistrimit të veturës, certifikata për historinë penale, aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione, pagesat elektronike, e së fundmi edhe raporti kreditor – të gjitha këto shërbime dhe shumë të tjera, tani janë në dispozicion online në e-Kosova, më lehtë se kurrë më parë. Vazhdojmë me digjitalizimin për shërbime më të mira për të gjithë”, ka shkruar kreu në detyre i ekzekutivit kosovar.